Lajme

Haradinaj-Stublla: Mospërcaktimi i Listës Serbe si organizatë terroriste, do të jetë rikthim i saj në pushtet

01/17/2024 11:34
nga:G C

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se si pasojë e mospërcaktimit të Listës Serbe si organizatë terroriste nga institucionet tona, do të jetë rikthimi i saj në pushtet në komunat veriore të Kosovës.

Ky reagim i Haradinaj – Stublla erdhi pasi sot qytetarët e veriut po nënshkruajnë peticionin për largimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore.

“Pasojë e qartë e mospërcaktimit të Listës serbe si organizatë terroriste nga institucionet tona do të jetë rikthimi i saj në pushtet në komunat veriore të Kosovës. Rakiç & Simiç tek ‘udhëheqin’ serbët vendas sot për të nënshkruar një peticion për largimin e një kryetari të zgjedhur ligjërisht #Atiq, ofron një parashikim të pamjegulluar. Pra, sulmi në maj 2023 ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës, gazetarëve dhe gjithashtu agresioni i tmerrshëm terrorist në Banjskë i organizuar dhe ekzekutuar nga Radojçiqi i Listës serbe (nën drejtimin e Vuçiqit) që la të vrarë heroin AfrimBunjaku – të gjitha duhet ‘të harrohen dhe heshten.’ Mos të harrojmë që Ura e Ibrit ende nuk bashkon por ndanë, dhe Asociacioni po na pret në pragun e shtëpisë. Rietablimi i organizatës kriminale Lista serbe në komunat veriore pas gjithë tmerrit që ndodhi vitin e kaluar – do të jetë fatale për Kosovën”, tha ajo.