Sporti

Trajneri i Frankfurtit ishte në konferencë për media, futbollistët futen dhe festojnë me të pas ndeshjes

05/19/2022 08:51
nga:Mergim Rreci

Eintracht Frankfurt ka triumfuar në finalen e Europa League, pasi e mposhti në finale ekipin skocez, Rangers.

Frankfurt fitoi tek pas ekzekutimit të penalltive, 5:4, ku Ramsey ishte i vetmi që nuk e konkretizoi 11-metërshin, përcjell GazetaBlic Sport.

Ishte një festë e madhe tek skuadra gjermane pas përfundimit të ndeshjes, atje ku futbollistët u futen në konferencën e trajnerit dhe ofruan spektakël të madh.

Ja pamjet nga ky moment.