Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në rimeçin e madh mes tyre.
Kjo përballje do të kurorëzojë mbretin absolut të kategorisë së peshave të rënda, me boksierin ukrainas që momentalisht ka këtë epitet, transmeton GazetaBlic Sport.
Në meçin e parë mes dy boksierëve, Usyk kishte fituar me vendim të gjyqtarëve, por që sonte ‘Gipsy King’ kërkon hakmarrjen dhe revanshin ndaj tij.
Ky meç pritet zyrtarisht të fillojë në ora 23:25.
/GazetaBlic Sport/