Sporti

Ekskluzive: Ndryshime të mëdha tek Prishtina, largohen edhe tre futbollistë

06/10/2024 13:58
nga:Mergim Rreci

Largime dhe ndryshime të mëdha po ndodhin tek skuadra e Prishtinës.

Egzon Sinani, Hasan Hyseni kanë konfirmuar zyrtarisht largimin, kurse ‘GazetaBlic Sport’ mëson ekskluzivisht emrat edhe të tre futbollistëve të tjerë që do të largohen.

Mergim Pefqeli, Muhamed Useini dhe Kreshnik Uka nuk do të jenë pjesë e ekipit për edicionin që po vjen.

Gjithçka po ndodh me kërkesën e trajnerit të ri, Jean-Michel Cavalli.

GazetaBlic Sport kishte raportuar më herët për largimin edhe të Kushtrim Gashit, gjë e cila pritet të zyrtarizohet shpejt.

/GazetaBlic Sport/