Sporti

Dukagjini – Drita, Prishtina – Ulpiana, përfundojnë pjesët e para

09/30/2021 15:51
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e ditës së sotme në Superligë.

Drita është në avantazh ndaj Dukagjinit me rezultat 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Almir Ajzeraj ka shënuar golin e vetëm në minutën e 39-të, duke e vërtetuar dominimin e kësaj skuadre në pjesën e parë.

Prishtina në kryeqytet u befasua në fund të pjesës së parë. Ulpiana shënoi në minutat shtesë të kësaj pjese për 0 me 1.

Dukagjini – Drita 0:1

Prishtina – Ulpiana 0:1

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë në të dyja takimet.

/GazetaBlic Sport/