Presidenti serb në paraqitjen para gazetarëve ka thënë se ka një marrëveshje.
Megjithatë, ai tha se si atë ditë në Bruksel, edhe sonte nuk ka nënshkruar asgjë.
Gjithashtu ka thënë se shpreson që Prishtina të tregohet konstruktive dhe t’i respektojë detyrimet.
“Thjeshtë kam theksuar faktin që të dy palët kanë thënë se cilat janë vijat e kuqe. Besoj që kemi bërë një hap tutje në një atmosferë konstruktive dhe do të vazhdojmë punën”, është shprehur Vuçiq.
Tutje, ai tha se për palën serbe është e rëndësishme formimi i Asociacionit në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të negociatave, teksa shtoi se është folur edhe për personat e pagjetur.
“Ende flitet për personat e pagjetur, për disa konferenca të donatorëve por kjo do të varet nga ajo se si plani i implementimit do të përpunohet tutje”, është shprehur Vuçiq.
Lajmi duke u plotësuar…