Sporti

Largimi i Rabiot, ky pritet të jetë zëvendësuesi i tij tek Juventusi

12/25/2022 15:59
nga:Mergim Rreci

Gjithçka shkon tek fakti se Adrien Rabiot do të largohet nga Juventusi në verë në statusin e lojtarit të lirë për shkak të skadimit të kontratës.

Siç u bë e ditur për Calciomercatoweb, klubi torinez gjeti një mesfushor për të zëvendësuar Rabiot.

Sipas burimit, “zonja e vjetër” pret të marrë Youri Tielemans nga Leicester. Belgu, i cili në pranverë mbush 26 vjeç, mund të bëhet edhe lojtar i lirë në fund të sezonit nëse nuk rinovon kontratën deri atëherë.

Youri Tielemans arriti të luajë për Anderlecht-in dhe Monacon para Leicester-it. Portali transfermarkt e vlerëson lojtarin në 40 milionë euro. /G.D abcnews.al/