Sporti

Bale e nis karrierën e tij si lojtar golfi

01/24/2023 08:14
nga:Mergim Rreci

Gareth Bale do të fillojë karrierën e tij profesionale si lojtar golfi.

Uellsiani, i cili bëri publik pensionimin e tij më 9 janar, njoftoi, përmes një publikimi në rrjetet sociale, se do të marrë pjesë në AT&T Pebble Beach Pro-Am, një turne PGA Tour që do të zhvillohet në Kaliforni, transmeton GazetaBlic Sport.

Ish-futbollisti 33-vjeçar nuk e fshehu asnjëherë pasionin e tij për golfin, madje në një kohe mori edhe kritika nga tifozët e Real Madridit, të cilët e akuzuan se kalonte më shumë kohë në rrugë se sa përgatitej për ndeshjet e bardhezinjve.

/GazetaBlic Sport/