Sporti

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 11-vjeçarit në fushën e futbollit

08/20/2024 09:45
nga:Mergim Rreci

Të hënën, Policia e Spanjës arrestoi një 20-vjeçar spanjoll i dyshuar se goditi me thikë një djalë 11-vjeçar në një qendër sportive në Mocejon, një qytet në Toledo.

Djali, dyshohet se kishte probleme mendore, u identifikua nga kamerat e qendrës sportive dhe vendndodhjen e celularit të tij nëpërmjet GPS, transmeton GazetaBlic Sport.

Cadena SER raportoi se i arrestuari pranoi se ishte përgjegjës për therjen me thikë të Mateos, por tha se në atë kohë “ishte vetja ime tjetër, ishte kopja ime” dhe “Unë isha atje, por nuk isha unë”.

I riu u ndalua në shtëpinë e babait të tij në të njëjtin vend. Gazeta ABC raporton se babai i djalit ka konfirmuar para hetuesve se djali i tij “vuan nga një paaftësi intelektuale 70%, e konsideruar serioze”.

/GazetaBlic Sport/