Sporti

Rreth 30 minuta lojë për Ermal Krasniqin në ndeshjen kualifikuese për Ligën e Kampionëve

08/06/2024 21:57
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja mes Sparta Prague dhe FCSB në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ermal Krasniqi luajti rreth 30 minuta në këtë takim, duke bërë një paraqitje solide.

Ndeshja kthyese zhvillohet më 13 gusht.

/GazetaBlic Sport/