Lajme

Rraci: Lidhja Demokratike e Kosovës është e bashkuar, e vendosur dhe e pandalshme – Ky është momenti ynë, le ta bëjmë historinë bashkë

02/07/2025 14:34
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Alban Rraci, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës, është e bashkuar, e vendosur dhe e pandalshme, raporton GazetaBlic.

Rraci thotë se ndryshimi është i domosdoshëm dhe fitorja është e arritshme vetëm nëse angazhohemi deri në votën e fundit.

Postimi i plotë:

Mobilizim total – drejt fitores së madhe!
Lidhja Demokratike e Kosovës është e bashkuar, e vendosur dhe e pandalshme! Ndryshimi është i domosdoshëm, fitorja është e arritshme – vetëm nëse angazhohemi deri në votën e fundit!
Çdo qytetar, çdo votë, çdo ditë punë – për një Kosovë më të mirë! Ky është momenti ynë! Le ta bëjmë historinë bashkë!
LDK 124 ✅️
Lumir Abdixhiku – 1 ✅️
Alban Rraci – 38 ✅️
Arben Limanaj – 65 ✅️