Mesfushori brazilian Fabinho është i lënduar dhe nuk është e sigurt se do të shërohet në kohë për të ndihmuar Liverpool-in kundër Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila është caktuar për 28 maj.
Fabinho, i cili u dëmtua kundër Wolverhampton, ka një dëmtim të muskujve dhe tashmë është jashtë finales së FA Cup, e cila do të zhvillohet në Wembley më 14 maj. Ai as nuk do të marrë pjesë në asnjë nga tre ndeshjet e mbetura në Premier League, përcjell GazetaBlic Sport.
Prania në finalen e Champions League nuk është gjithashtu e sigurt dhe nëse dështon do të jetë një humbje e rëndësishme për trajnerin Jurgen Klopp.