Lajme

MPJD: Nuk ka kërkesë për vizitë të Vuçiqit në Kosovë

01/20/2024 20:30
nga:Sh R

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka mohuar deklarimet, se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar që të vizitojë Kosovën.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në një përgjigje për RTKlive tha se nuk ka një kërkesë të tillë nga Vuçiqi.

“Ju konfirmojmë që deri më tani MPJD-ja, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi nuk ka pranuar asnjë kërkesë për vizitë në Republikën e Kosovës nga përfaqësuesit e autoriteteve nga Beogradi, respektivisht z. Vuçiq”, thuhet në përgjigjen e këshilltarit për media në ministri, Leutrim Sahitit.