Opinion

Hezitimi i mekanizmit ndërkombetar të sigurisë në Kosovë ( KFOR )

06/14/2021 16:55
nga:Drizan Shala

Në diskursin publik në kosovë asnjehere nuk është diskutuar në lidhje më përformanccën e KFOR-it në Kosovë apo sepaku nuk dim se KFOR-i pavarësisht që vepron nën Kombet e Bashkuar a i raporton më shkrim zyres se Kryeministris apo Presidences.

Sepse siç jemi të informuar edhe nga mediat KOMKFOR ka takime të rregullta me pjesen ushtarake të ushtrise se Serbis mbi bazen e marrëveshjes teknike ushtarake të Kumanoves por çka bie në sy është se përmbajtja dhe diskutimet e këtyre takimeve pak dihen në opinion apo sa është ë njoftuar zyrtarisht Qeveria e Kosovës më përmbajtjen e këtyre takimeve.

Në këtë kontekst KFOR e anashkalon në mos informim edhe Ministrin e Mbrojtjes si dhe KOMFSK sepse zakonisht nga kumtesat nuk mund të të kuptohesh përmbajtjen e atyre takimeve të cilat flasin mbi sigurin e brendhshme dhe asaj të jashtme me palen Serbe. Por paradoksale e gjithe keti veprimi nga ana e KFOR është që ajo në ato takime me Ushtrin Serbe e përfaqësonë ushtarakisht vendin e Kosovës , pavarësisht paqartësive në mandatin që e ka në raport më shtetësine e Kosovës dhe FSK-në në anen tjeter.

Elementi tjeter për të cilin është mir të behet një vlerësim është në lidhje më rolin e KFOR-it në veri të vendit sepse ne baze të deklaratave rutinore të KFOR-it bien në sy dy pika kryesore të cilat janë : veprojmë për një mjeds të qetë dhe të sigurtë si dhe pika e dytë sigurojmë levizjen e lirë të qytetareve , pra sa janë të ofruara keto dy pika më të cilat krenohet KFOR-i në pjesen veriore të vendit ?!

Por sa është vendosmeria e KFOR në shtimin e sovranitetit të saj në atë pjese , në të kaluaren KFOR-i ka vepruar vetem athere ku ishin të lënduar pjestaret e saj dhe ky veprim i tyre ka ardhur me shum si presion nga NATO-ja ( antaret e saj ) se sa nga vete KOMKFOR-it.

Le të shpresojm që Komandanti i ri KFOR-it që do jete nga nacionaliteti Hungarez do mund të shtojë sovranitetin dhe do mund të raportonte pse jo edhe në Komision për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.