Lajme

Hezbollahu konfirmon vdekjen e komandantit të lartë në sulmin izraelit

09/21/2024 07:28
nga:Sh R

Hezbollahu ka konfirmuar se komandanti i lartë ushtarak Ibrahim Aqil është vrarë në një sulm izraelit.

Ndërkaq, ishte ushtria izraelite ajo që më herët pretendoi se kishte “eliminuar” Ibrahim Aqilin, i përshkruar si kreu i sistemit operativ të Hezbollahut, shkruan Sky News.

“IDF eliminoi Ibrahim Aqilin, kreun e sistemit operativ të Hezbollahut dhe komandantin aktual të Forcave Radëan”, thuhej më herët në deklaratën e kësaj ushtrie