Ylli i Tottenhamit, Heung-min Son, mund të bëjë një transferim në MLS, njoftoi Fabrizio Romano.
Los Angeles FC tashmë i ka bërë ofertën e parë Spurs për kapitenin e tyre të Koresë së Jugut.
Vendimi do të merret nga Son. Ai do të flasë me trajnerin e ri Thomas Frank për të sqaruar të ardhmen e tij sa më shpejt të jetë e mundur.
/GAzetaBlic Sport/


