Lajme

Hetuesit e PZAP-së në QNR, po hetojnë votat me kusht të Dragashit

11/18/2021 19:24
nga:Q R

Hetuesit e PZAP-së kanë arritur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për t’i hetuar votat me kusht për zgjedhjet e balotazhit në Komunën e Dragashit.

Siç mëson Ekonomia Online, hetuesit kanë parë materiale të dyshimta që i kanë hapur rrugë një hetimi më të detajuar.

Dyshimet janë se një numër fletëvotimesh me kusht janë printuar nga i njëjti printer. Të gjitha ato i takojnë kandidatit të LDK-së, Bexhet Xheladini.

Ekonomia Online ka arritur të fotografojë zarfet, të cilat sikur shihen janë të shkruara nga e njëjta dorë.

 

Beqa akuzon Qeverinë e Kosovës se nuk ka strategji konkrete për problemet energjetike