Sporti

Hetriku i Griezmann i jep tri pikët Atleticos, Celta Vigo e mbyll ndeshjen me dhjetë lotarë

10/21/2023 23:22
nga:E K

Celta Vigo bie në shtëpi ndaj Altetico Madrid dhe Antoine Griezmann, me sfidën që vendasit e mbyllën me një lojtar më pak.

Në minutën e 25’ Villar u ndëshkua me karton të kuq, duke detyruar trajnerin Benitez që të bënte një zëvendësim të detyruar, duke nxjerrë nga fusha e lojës Vazquez, e duke aktivizuar Guaita në portë.

Megjithatë në minutën e 29’ Griezmann zhbllokoi sfidën, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Sfida vazhdoi me rezultatin 0-1 deri në minutën 64’, kur francezi realizoi golin e dytë si personal ashtu edhe për ekipin e Simeones, ndërsa në minutën e 70’ Griezmann bëri tripletë, duke bërë që ndeshja të mbyllej me rezultatin 0-3.

Pas javës së dhjetë të La Liga, Celta Vigo renditet në vend të 18-të me gjashtë pikë, teksa Atletico Madrid renditet në vend të dytë me 22 pikë.