Sporti

Hetrik brenda 7 minutave me Dortmund – Haller tregon klasin prej sulmuesi pas rikthimit të tij

01/13/2023 17:56
nga:E K

Dortmund ka zhvilluar sot një miqësore ndaj Basel.

Skuadra zvicerane ishte e ‘pafuqishme’ ndaj Dortmund pasi arritën fitore prej 6-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Haller shkëlqeu në këtë takim duke shënuar plot 3 gola për vetëm 7 minuta.

Kujtojmë që Haller kishte një operacion të rëndë pasi u diagnostifikua me kancer në testikuj.