Lajme

Hetohet vdekja e një personi në Leposaviq

12/21/2025 09:41
nga:G B

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Leposaviq.

Sipas raportit 24-orësh, të afërmit kanë treguar se viktima ka qenë duke jetuar i vetëm dhe nuk ishte përgjigjur në telefon.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrfikësit të cilët me forcë e kanë hapë derën e banesës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.