Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka thënë se M. Bigoviq dhe djali i tij, U. Bigoviq, dyshohet se u therën me thikë për vdekje nga familjari i tyre, M, Bigoviq.
Rreth orës 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë – Veri, i dyshuari M.B., për motive tani për tani të panjohura ka privuar nga jeta babain e tij M.B., dhe vëllaun binjak U.B., me këtë i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Në bazë të hetimeve të para dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe prokurori kujdestar i Departamentit për
Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorit
trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është
ndaluar për 48 orë, dhe ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për
caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.


