Sporti

Heshtje totale, asnjë futbollist i Barcelonës nuk ka reaguar në lidhje me largimin e Messit

08/05/2021 22:07
nga:Mergim Rreci

Lionel Messi i ka dhënë fund epokës së tij me Barcelonën.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi katalanas i cili në rrjetet sociale ka bërë të ditur se argjentinasi ka zgjedhur të mos vazhdojë karrierën e tij në Barcelonë, përcjell GazetaBlic Sport.

Që kur largimi i Messit nga Barcelona u bë zyrtar në ora 19:50, asnjë anëtar i ekipit të Barcelonës nuk ka dalë me ndonjë reagim.

Ka një heshtje të plotë edhe tek futbollistët, por edhe tek stafi drejtues.

/GazetaBlic Sport/