Xhevahire Izmaku nga Nisma thotë se gjërat kanë ndryshuar pas vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë, William Burns.
Izmaku në një përgjigje dhënë për GazetaBlic theksoi se gjërat përfundojnë kështu, kur sipas saj, përdoren për populizëm.
“Çështjet si ura dhe problemet e veriut, sa herë janë përdorur për populizëm kanë përfunduar me epilog zero rezultat. Sigurisht që gjërat ndryshuan pas vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë”, thotë Izmaku.
Izmaku thotë se Qeveria po e heshtë këtë dështim sepse nuk ishin të sinqertë as me popullin, e as me partnerët ndërkombëtar.
Ajo bën thirrje, që ky dështim t’i shërbej Qeverisë si mësim.
“Secili qytetarë dhe subjekt politik e ka mbështetur hapjen e urës, duke u bashkërënduar me faktorin ndërkombëtar. Qeveria po e heshtë këtë dështim sepse nuk ishte e sinqertë në këtë raport, as me popullin, as me ndërkombëtarë”, thotë ajo.
“Nuk i gëzohem këtij dështimi sepse është faturë që i dedikohet shtetit, ndërsa Qeverisë duhet t’i shërbejë si mësim i mirë në zhvillimet e reja”, thotë tutje Izmaku për GazetaBlic.


