Lajme

Herzog përshkruan vizionin për rajonin pas luftës së Gazës

01/18/2024 16:31
nga:Sh R

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog paraqiti një vizion të gjerë për rajonin pas luftës së Gazës, duke përfshirë rindërtimin e saj, një dialog midis Izraelit dhe Palestinezëve dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite.

“Ne duhet të shohim në horizont një koalicion kombesh që janë të gatshëm të angazhohen për rindërtimin e Gazës në një mënyrë që, numri një, mundëson sigurinë dhe mirëqenien e Izraelit. Numri dy, mundëson sigurinë dhe mirëqenien e palestinezëve dhe sjell një të ardhme ardhme ndryshe në Gaza”, është shprehur ai.

Ai tha gjithashtu se besonte se normalizimi me Arabinë Saudite ishte çelësi për daljen nga lufta në një mjedis të ri gjeopolitik, shkruan CNN.

“Është delikate, është e brishtë, do të duhet shumë kohë, por mendoj se do të ofrojë mundësinë për të ecur përpara në rajon drejt një të ardhmeje më të mirë, Është një ndryshim i lojës”, është shprehur Herzog.