Sporti

Herrera: Ne largohemi me kokën lartë, gjyqtari e ofendoi Paredesin

05/04/2021 23:06
nga:Lorik J

Mesfushori i PSG’së, Ander Herrera ka folur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Skuadra e PSG’së u mposht nga Manchester City me rezultatin 2-0, me ç’rast eliminohet nga gara më e mirë evropiane e futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Herrera tha se skuadra e tij luajti mirë dhe largohet me kokën lartë.

“Ne ishim skuadër më e mirë për 70 minuta. Sulmuam, krijuam probleme për një ekip që po luan shumë mirë. Mund të largohemi me kokën lartë. Sigurisht që jemi të trishtuar. Nuk është e lehtë ta bësh këtë. Të jesh një gjysmëfinalist. Ne nuk duhet të ndryshojmë atë që bëmë sot. Ne luajtëm mirë. Ne bëmë gjithçka. Ka gjithmonë gjëra për t’u përmirësuar”, tha fillimisht Herrera për RMC Sport.

Herrera gjithashtu zbuloi një episod, ku gjyqtari i takimit, Kuipers i ka thënë Paredesit “dreq”.

“Ne flasim me respekt me gjyqtarët. Arbitri i tha”dreq” Leandro Paredesit. Nëse e themi ne këtë, ne kemi një suspendim prej tre ose katër ndeshjeve”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport