Lajme

‘Heronjtë tanë- Haradinaj viziton policët te pika kufitare ku u afruan forcat serbe!

10/19/2024 22:15
nga:Y I

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, sot ka qenë në një prej pikave kufitare të Republikës së Kosovës, për të vizituar pjesëtarët e Policisë që patrullojnë atje.

Haradinaj ka qëndruar te pika 1 te Kapija, pikërisht në vendin ku ditë më parë u panë forcat seɾbe.

Pjestarët e Policisë, Haradinaj i quajti “heronj”.

“Sonte i vizitova heronjtë tanë në Pikën 1 tek Kapija, aty ku u panë forcat serbe para disa ditësh” shkruan Haradinaj.