Sporti

Herolind Shala e nis mbarë, dy asiste në debutim me Stabaek

05/19/2021 23:56
nga:L J

Herolind Shala ka debutuar me Stabaek ndaj Odd, ish-skuadra e tij para 7 vitesh. Mesfushori i Kosovës, i cili ka luajtur edhe me Shqipërinë, ishte protagonist në barazimin e sotëm 2-2.

Shala dha dy asistet për golat e Stabaek, që fillimisht kaloi në avantazh dhe më pas pa t’i shkonte rezultati 1-2.

Gjithsesi Stabaek në shtëpi nuk mund të falte dhe ia doli ta shënonte golin e barazimit, por jo atë që do t’i jepte tre pikët më pas.