Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu, ka folur për Mediaset pas fitores ndaj Barcelonës.
Ai ishte heroi i Interit, pasi realizoi golin e fitores në minutën e 47’të të duelit, për t’i dhuruar tre pikët ‘Nerrazzurëve’, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ishte shumë e rëndësishme edhe për ne sot. Duhet të jepnim një sinjal edhe për tifozët që kur humbëm ndeshjen e fundit ata ishin pranë nesh. Sot na dhanë një dorë e shkëlqyer. Ne e merituam fitoren”, tha Calhanoglu.
“Ishte e rëndësishme të shënoja sot. Isha jashtë për tre javë. Punova shumë për t’u rikthyer”, vazhdoi ai.
A mund ta kaloni raundin në këtë grup të vështirë?
“Duhet të jemi të qetë dhe të mendojmë lojë pas ndeshje”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


