Sporti

Heroi i Barçës: Ajo çka bëjmë në fushë i thotë të gjitha

10/24/2024 11:11
nga:Lorik J

Heroi i Barcelonës, Raphinha, i cili shënoi një hat-trick kundër Bayern Munich në fitoren 4-1 të katalanasve, thotë se çfarë bën skuadra e Hanzi Flick në fushë i thotë të gjitha.

“Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë si ekip. Ne morëm fitoren tonë të dytë në Champions League dhe tashmë po mendojmë për të shtunën. Na pret një El Clasico shumë e vështirë. Një nga ndeshjet më të mira në botë”, ka thënë Raphinha.

“Jam shumë i lumtur. Të fitosh kështu, para tifozëve tanë, është më e mira që mund të kishim bërë. Jam i kënaqur me tre golat e mi, si dhe me golin e Lewandowski, pasi ai ishte gjithashtu shumë i rëndësishëm. Unë jam pa fjalë t’i përshkruaj të gjitha, mendoj se ajo që bëjmë në fushë i thotë të gjitha”, shtoi braziliani.

/GazetaBlic Sport