Sporti

Hernandez pas lëndimit: “Kam dhënë gjithmonë zemrën dhe shpirtin për PSG-në, do të kthehem më i fortë”

05/02/2024 18:55
nga:Lorik J

Sezoni i Lucas Hernandez përfundoi herët. Në fakt, gjatë ndeshjes kundër Borussia Dortmundit, mbrojtësi i PSG-së pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. Një dëmtim që do ta pengojë të marrë pjesë edhe në Europian me Francën.

Sot qendërmbrojtësi postoi një mesazh në Instagram për të shprehur gjithashtu gjendjen e tij shpirtërore:

“Kur nënshkroa me PSG-në, premtova se do t’i jepja zemrën dhe shpirtin këtij ekipi dhe kjo është ajo që kam bërë që atëherë. Fatkeqësisht, pësova një lëndim gjatë ndeshjes së mbrëmshme. E shtyva veten përsëri në fushë dhe u përpoqa të vazhdoj duke luftuar për ekipin tonë, por nuk ishte e mundur. Falënderoj të gjithë tifozët dhe të dashurit e mi për dashurinë dhe mbështetjen”, shkroi Hernandez.

“Rikthimi im do të jetë më i fortë se kurrë më parë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport