Theo Hernandez është i bindur për të vazhduar karrierën të Milan.
Sipas ‘Calciomercato‘, Hernandez është i vendosur ta refuzojë edhe një kalim të mundshëm te Manchester City të cilët së fundi kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Hernandez është shprehur i lumtur të qëndrojë në San Siro por ai megjithatë ka kërkuar një rritje të pagës në mënyrë që të vazhdojë karrierën e tij te skuadra italiane.
Francezi pritet të rinovojë kontratën deri në vitin 2026.
/GazetaBlic Sport/


