Sporti

“Here we go”, ish-futbollisti i Barcelonës arrin marrëveshje me West Hamin

01/24/2026 13:18
nga:Sh R

West Ham United ka bërë një transferim të madh.

Gazetari Fabrizio Romano, raporton se skuadra londineze ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin e Barcelonës, Adama Traore.

Sipas tij marrëveshja verbale është arritur dhe së shpejti do kryhet testet mjekësore dhe nëshkrimi i dokumenteve zyrtare.

Me ardhjen e Traores, futbollisti Guido Rodriguez do të largohet nga West Ham për t’u bashkuar me Valencian.