Lajme

“Heqja e ndalesës për mallrat serbe në këmbim të shfuqizimit të masave nga BE-ja”-Deklarohen për “Gazeta Blic” nga LVV-ja!

08/11/2023 18:40
nga:Y I

Anulimi i vendimit të importit të mallrave serbe në Kosovë pritet të bëhet në këmbim të shfuqizimit të vendimit të BE-së për masat ndaj Kosovës.

Kështu ka lënë të kuptohet në intervistën që ka ptur për REL, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenadd Rashiq.

“Është një nga hapat e parë që do të ndjekim. Se a do të përfshihet së bashku në paketë [heqja e ndalimit të importit të mallrave nga Serbia dhe masat e BE-së ndaj Kosovës], nuk mund t’ju them tani, por është sigurisht gjëja e parë që do të jetë në agjendën tonë” ka deklaruar Rashiq, raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaqi.

Thaqi duke mos e komentuar deklaratën e Rashiq, tha se gradualisht po bëhet zëvendësimi i mallrave serbe në shportën e qytetarit të Kosovës.

Ai thotë se vendimi për ndalimin e mallrave serbe është  një vendim i qëlluar që qeveritë e kaluara nuk kanë patur guximin ta marrin.

“Vendimi për ndalimin e mallrave Serbe është një vendim i qëlluar që qeverit e kaluara nuk e kan pasur as guximin e as kurajon ta bëjnë një gjë të tillë.Gradualisht po bëhet zëvendësimi i këtyre mallrave në shporten e qytetarit por edhe vetëdisimi nga ana e qytetarve për çdo ditë e më shumë po rrit për të blerë produkte vendore gjë kjo shumë e mirë për ekonominë e vendit.Dhe unë jam i bindur, që në kohën e afërt duke u rritur ky vedisim i qytetarëve për produktet vendore, pamarrë parasysh a do të ketë apo jo produkte Serbe në tregun Kosovës ato nuk do të jenë pjes e shportës së konsumatorit Kosovarë” tha Thaqi për “Gazeta Blic”

Halil Thaqi, LVV

Në fund të muajit qershor, si pasojë e mosshtensionimit të situatës në veri, Bashkimi Evropian vendosi disa masa ndaj Kosovës, masa të cilat u tha se janë të përkohshme.

Disa nga masat e marra ndaj Kosovë janë pezullimi i përkohshëm i punës së të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, si dhe pezullimi i ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në takimet e nivelit të lartë.

/Gazeta Blic/

“Heqja e ndalesës për mallrat serbe në këmbim të shfuqizimit të masave nga BE-ja”

‘Heqja e ndalesës së mallrave serbe’, Humolli: Nuk është befasi, kjo qeveri është pa dinjitet!