Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku ka reaguar ashpër pasi emri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova është larguar nga një rrugë në Tiranë, raporton GazetaBlic.
Çollaku përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, një gjë e tillë është e papranueshme dhe sipas tij është fyese e johumane.
Çollaku shtoi se Shqipëria merr emër dhe nder nga ish-presidenti historik, Ibrahim Rugova.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Eshte e papranueshme,eshte fyese,eshte johumane,eshte percarese,eshte provokuese,eshte mediokre heqja e emrit te Ibrahim Rugoves nga nje rruge ne Tirane (emer vendosur mbi 10 vite me pare).
Emri dhe personaliteti i Ibrahim Rugoves nuk ka asnje nevoje e nuk merr asnje nder te vendoset ne nje rruge te Tiranes…,eshte Tirana,cdo rruge e saj,eshte
Shqiperia e shqiptaria,eshte kujtesa dhe krenaria jone kombetare qe merr emer dhe nder nga emri i Ibrahim Rugoves.
E turpshme…


