Sporti

Henry: Të gjithë e dinë se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Francës

09/10/2025 20:16
nga:Mergim Rreci

Ish-sulmuesi i Francës, Thierry Henry, nuk ka dyshime se Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares së “gjelave” pas daljes në pension të Didier Deschamps pas Kupës së Botës verën e ardhshme.

I pyetur në CBS, ku punon si analist, nëse do të kandidonte për punën e Deschamps, ish-sulmuesi i Arsenalit tha: “Nuk di çfarë të them. Të gjithë e dinë se kush do të jetë trajneri i ri. Ju e njihni atë, unë e njoh, i uroj gjithë të mirat.”

Fjalët e tij përputhen me thashethemet, dhe sipas gazetës “Equipe” ekziston një konsensus i gjerë në Federatën Franceze të Futbollit në lidhje me kandidaturën e Zinedine Zidane, megjithëse federata është e kujdesshme, duke thënë se është “shumë herët” për të marrë vendime, por duke siguruar se do të jenë gati kur të vijë koha.

Nëse informacioni konfirmohet, Zinedine Zidane do të rikthehet në stol pesë vjet pasi u largua nga Real Madridi në vitin 2021.

/GazetaBlic Sport/