Sporti

Henry: Salah është rritur shumë, por ende nuk është lojtari më i mirë në botë

10/20/2021 18:18
nga:Lorik J

Thierry Henry, ish-ylli i Arsenalit dhe kombëtares franceze, beson se Mohamed Salah i Liverpoolit ka evoluar shumë dhe se ai është ndër më të mirët, por ai ende nuk është lojtari më i mirë në botë.

“Golat që ai ka shënuar për momentin janë shumë të mira. Por si mund ta harrojmë Lewandowskin? Si mund ta harrojmë Benzemën? Si të harrojnë atë që bëjnë edhe në nivel kombëtar. Salah po vuan pak në ekipin kombëtar të Egjiptit, gjë që nuk është e lehtë. Por nuk e ka arritur ende atë nivel. Tani, golat që ai ka shënuar janë fantastikë”, tha fillimisht Henry.

“Më pëlqen shumë Salah, por ende nuk është më i miri. Nëse është më i miri në Premier League? Po dhe me avantazh. Salah po bëhet një lojtar i shkëlqyer dhe jo vetëm një golashënues i mirë”, tha ish -sulmuesi, duke folur për CBS Sport.

/GazetaBlic Sport