Lionel Messi nuk shkëlqeu në ndeshjen kundër Lyonit dhe Paris Saint-Germain u mund 1:0 në Parc des Princes në ndeshjen e xhiros së 29-të të kampionatit francez.
Pavarësisht mungesës së angazhimit në mbrojtje, Messi ishte ende njeriu më i mirë në fushë për skuadrën e Parisit sipas vlerësimeve të SofaScore, përcjell GazetaBlic Sport.
Edhe para fillimit të ndeshjes ai është pritur me fishkëllima. Tifozët përshëndetën me duartrokitje dhe brohoritje çdo emër në skuadrën vendase, përveç tij. Kur u lexua emri i yllit argjentinas, një pjesë e madhe e stadiumit bëri një zhurmë shurdhuese, duke tundur lojtarin që kishin dashur jo shumë kohë më parë.
Ish-lojtari i tij te Barcelona, Henry reagoi menjëherë duke thënë: “Kjo është një çmenduri. Si mund të fishkëllehet lojtari që ka 13 gola dhe 13 asiste. Ai duhet të largohet sa më parë dhe të shkoj në Barcelonë”.
Thierry Henry: “Messi must return to Barcelona for the love of football and because he didn't leave like he should have.” @PVSportFR ??️??
— All About Argentina ??? (@AlbicelesteTalk) April 2, 2023
/GazetaBlic Sport.


