Sporti

Henry i tregon Pulisicit si të arrijë nivelin e Hazard te Chelsea

02/23/2022 17:13
nga:Genita C

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry i ka kërkuar Christian Pulisic që të përmirësojë paraqitjet kundër ekipeve mbrojtëse në mënyrë që të përputhet me nivelin e Eden Hazard për Chelsean.

Pulisic shënoi golin e dytë të Chelseat në fitoren 2-0 ndaj Lille në 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Por, amerikani, i cili u nënshkrua për 58 milionë funte në 2019, ka luftuar për të bërë një ndikim këtë sezon, kryesisht për shkak të lëndimit.

Megjithatë, Henry beson se Pulisic mund të rrisë lojën duke zhbllokuar mbrojtjet e forta në të njëjtën mënyrë që Hazard bënte për Chelsean.

“Kur shikoj Pulisic dhe ju shihni klipet, të gjitha klipet janë në tranzicion”.

“Nëse dëshiron të jesh i madh në këtë klub, Eden Hazard mund të zhbllokojë diçka kur skuadra kundërshtare ishte e ulët. Dhe nuk e kam parë ende këtë me të. Ai mund të bëjë tranzicione, po”.

“Por a mund ta zhbllokojë me një lëvizje Salah ose, në atë kohë, lëvizjen Eden Hazard? Unë nuk e kam parë këtë ende”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Chelsea është duke kaluar në një formë shumë të mirë, derisa në vikend do përballet me Liverpoolin në finalen e “Carabao Cup”.