Thierry Henry ka folur për ndeshjen e madhe të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve të planifikuar për mbrëmjen e sotme, atë mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain.
Legjenda e futbollit francez paralajmëron skuadrën e Pochettino për rreziqet: “PSG ka humbur dy ndeshjet e fundit jashtë, në Nantes dhe Nice. Ata nuk kanë shënuar asnjë gol kundër Nice në tre ndeshje këtë sezon. Ata janë pak shqetësues, por Kylian Mbappé nuk ishte aty në përballjen e fundit me skuadrën e Galtier. Le të shpresojmë që ai të jetë në Bernabeu dhe të bëjë atë që di të bëjë.
“Ndonjëherë skuadra është e pambrojtur kur tre yjet janë në fushë në të njëjtën kohë; për më tepër, Real Madrid është më mirë se në ndeshjen e parë, veçanërisht me Benzema, i cili nuk ishte në 100%”, tha Henry.
/GazetaBlic Sport


