Sporti

Henrikh Mkhitaryan refuzon përfundimisht Romën, do të jetë futbollist i ri i Interit

06/04/2022 08:47
nga:Mergim Rreci

Armeni Henrikh Mkhitaryan hodhi poshtë propozimin e fundit të rinovimit të paraqitur nga Roma dhe madje do të shkojë drejt Interit, ku ka një kontratë dyvjeçare në pritje, me një pagë prej 4.5 milionë euro secili.

Oferta është dukshëm më e lartë se ajo e Romës, e cila i kishte ofruar mesfushorit me përvojë një zgjatje edhe për një vit me një pagë prej 3.5 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Skuadra e drejtuar nga José Mourinho i kishte dhënë kohë deri këtë të premte Mkhitaryan për t’iu përgjigjur propozimit dhe ishte vetë armeni që thirri Tiago Pinto, drejtorin e përgjithshëm të klubit, për të dhënë llogari për vendimin e tij.