Lajme

“Hendikos” në Vushtrri e demanton kandidatin e VV-së: Të gjitha qeveritë e kaluara lokale na kanë mbështetur

10/01/2021 11:24
nga:Gazeta Blic

“Hendikos” në Vushtrri i ka reaguar kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Vushtrrisë, Arsim Rexhepi.

Pas një vizite që Rexhepi kishte pasur në Hendikos, ai kishte shkruar se kjo shoqatë nuk u mbështet nga qeverisja e Xhafer Tahirit.

”Sot, bashkë me disa nga kandidatët për Kuvend Komunal, vizituam shoqatën HandiKOS në Vushtrri. Kishin një hapësirë shumë të vogël dhe trajtoheshin mbi 30 fëmijë. Përfaqësuesit e HandiKOS, shfaqen pakënaqësitë për qeverisjet e deritanishme dhe theksuan se deri sot kanë pas përkrahje minimale nga Komuna. Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe unë si kryetar i ardhshëm, zotohem se kjo kategori e shoqërisë sonë do ta ketë vendin meritor në ekzekutiv. Ne do të kujdesemi qe t’u përmirësohen të drejtat dhe standardet e jetës së tyre, përmes veprimit në fushën shëndetësore, sociale dhe të punësimit”, kishte shkruar ai.

Por, menjëherë kanë reaguar nga kjo shoqatë duke e demantuar kandidatin e VV-së për kryetar të Komunës.

Sipas reagimit të tyre, ata kanë pasur vazhdimisht mbështetje nga të gjitha qeveritë e kaluara komunale.

Reagimi i plotë: