Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, mendon se Luis Suarez meriton duartrokitje në Anfield pas ndeshjes mes Liverpoolit dhe Atletico de Madrid të mërkurën.
Uruguaiani, i cili luajti më herët tek Liverpooli, do të rikthehet këtë të mërkurë në shtëpinë e tij, por duke mbrojtur ngjyrat e Atletico Madridit, përcjell GazetaBlic Sport.
Liverpool e mirëpret Atletico Madridin në xhiron e katërt të fazës së grupeve të Champions League.
“Të gjithë e dimë se ai është lojtar i shkëlqyer dhe kishte momente të mira këtu. Duhet ta mbulojmë mirë, sepse është lojtar fantastik, por nuk duhet të kemi kujdes vetëm nga ai. Megjithatë, mendoj se pas ndeshjes meriton një duartrokitje nga i gjithë stadiumi”, tha Jordan Henderson në konferencën për shtyp para duelit.
“Të gjitha ndeshjet në Champions League janë të vështira, por nëse fitojmë nesër dhe kualifikohemi dy ndeshje para përfundimit të fazës së grupeve, do të ishte diçka e mrekullueshme”, përfundoi Henderson.
Liverpool e mirëpret Aleticon nesër në “Anfield” nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


