“I penduari” i parë nga futbollistët “big” që u transferuan në verë në Arabinë Saudite ishte Jordan Henderson, i cili ditët e fundit ndërpreu kontratën me Al-Ettifaq për t’u rikthyer në Evropë (deri në verë ishtë pjesë e Liverpoolit).
Mesfushori anglez ka vendosur ta vijojë karrierën në Holandë, tek Ajaxi i Amsterdamit. Në një prononcim të fundit, ish-futbollisti i Liverpoolit ka shpjeguar pse e mori këtë vendim:
“Ajaxi është një nga klubet më të mëdha në botë, klubi më i madh në Holandë. Pashë që ishte një mundësi e shkëlqyer për mua të merrja një klub të madh, për ta ndihmuar të ecin përpara dhe të rriten.
E ndjeva se ishte mundësia perfekte për të ardhur në një klub kaq të madh dhe për të demonstruar atë që jam përpjekur të bëj gjatë gjithë jetës sime: t’i përkushtohem futbollit”, tha anglezi.