Sporti

Henderson mezi e pret ndeshjen me Gjermaninë: Është sfidë e madhe, të gjithë e presim me padurim përballjen

06/25/2021 12:20
nga:E K

Anglia do të përballet me Gjermaninë në kuadër të fazës eliminuese të Kampionatit Evropian.

Mesfushori i Anglisë, Jordan Henderson, është shprehur se është i gatshëm të ndihmojë Anglinë në fazën eliminuese të Kampionatit Evropian.

Kapiteni i Liverpoolit, Henderson, është shprehur i lumtur që do të ketë përball një kombëtare cilësore si Gjermania, shkruan GazetaBlic Sport.

“Është emocionuese, është një sfidë e madhe që mezi presim të përballemi. Me çdo ekip me të cilin do të përballeshim në këtë fazë do ishte sfidë e madhe. Me Gjermaninë sigurisht që do të jetë kështu. Kështu që duhet të përgatitemi mirë, të jemi gati dhe të japim gjithçka”, tha fillimisht Henderson.

“Është një ndeshje e veçantë, padyshim. Për lojtarët, për tifozët, për të gjithë ata që do ta ndjekin atë. Është një lojë e shkëlqyeshme, është një ndeshje që do donit t’a luani në një kampionat të tillë.Është shumë emocionuese, të gjithë e presin me padurim ndeshjen. Sa për ne lojtarët, duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të sigurohemi që të japim gjithçka në fushë dhe të mos pendohemi“, përfundoi anglezi.

/GazetaBlic Sport/