Mesfushori i Anglisë, Jordan Henderson ka folur pas eliminimit të “Tre Luanëve” nga Kampionati Botëror.
Anglia u mposht 2:1 nga Franca, kështu duke u eliminuar në çerekfinale nga kampioni në fuqi.
Pa ndeshjes është lojtari i Liverpool që mendon se kanë dhënë gjithçka dhe përgëzoi Francën për ekipin që kanë.
“Mendoj se dhamë gjithçka. Mendoj se karakteri jonë për të shkuar para dhe të gjejmë golin e barazimit ishte e mirë. E dimë se sa penallti ka shënuar Harry Kane për ne. Se sa gola ka kontribuuar për ne. Ai do të jetë i fortë për kohë të gjatë. Ai është sulmues i klasit botëror dhe është kapiteni jonë”, tha Henderson.
“Jemi ndierë mirë përgjatë turneut. Ishim të uritur por fatkeqësisht nuk ishte nata jonë. Përgëzoj Francën sepse ka ekip të mirë”, theksoi ai.
Anglia u mposht nga Franca, që në gjysmëfinale luan ndaj Marokut.