Italia mposhti mbrëmë Anglinë në finalen e Euro 2020.
Skuadra e Mancinit u kurorzua kampione vetëm pas penalltive pasi në 120 minuta lojë ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Italianët në penallti ishin më efikas dhe fituan me rezultat 3-2.
Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, i cili luajti afërsisht një orë në finale u shpreh i zhgënjyer pas humbjes.
Ai me një postim në Twitter tha se Anglia meritoi më shumë në këtë Kampionat Evropian.
“Dhemb edhe më shumë këtë mëngjes, kjo skuadër meritonte më shumë. Ishte e merkullueshme të jesh pjesë e kësaj kampanje dhe të shohësh gëzimin që u ka sjellë tifozëve në të gjithë vendin pas një periudhe të gjatë”, tha Henderson.
Hurts even more this morning, this team deserved more. Been incredible to be a part of this campaign and see the joy it’s brought fans around the country after a very tough 18 months or so. pic.twitter.com/7Zez7MCO2D
— Jordan Henderson (@JHenderson) July 12, 2021
/GazetaBlic Sport/


