Sporti

Hendboll: Kosova fiton ndaj Britanisë së Madhe në kualifikueset për Botëror

10/29/2025 20:35
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore ndaj Britanisë së Madhe.

Të mërkurën mbrëma në Derby të Anglisë, djemtë tanë dominuan dhe fituan me rezultat 32:26.

Të dielën nga ora 17:15, Kosova luan në Prishtinë dhe synojmë të konfirmojmë vendin në raundin e dytë kualifikues për Botërorin 2027.

/GazetaBlic Sport