Lajme

Helmohen disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës

10/22/2025 11:55
nga:Genita C

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se disa nxënës të një shkolle kanë pasur shqetësime shëndetësore rreth orës 10:00 të mëngjesit.

Ata janë dërguar me autoambulancë në QMF për trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi. Me urdhër të prokurorit, drejtori i shkollës është intervistuar lidhur me rastin, i cili tani është nën hetim nga njësitet përkatëse

“Sipas informacioneve të deritanishme që kemi, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10 të mëngjesit se disa nxënës kanë shqetësime shëndetësore. Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor, e më pas janë liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është ftuar për intervistim drejtori i shkollës, i cili e ka dhënë deklaratën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse” tha Gashi.