Lajme

Helikopteri amerikan Black Hawk, “ëndërr” e Kosovës apo realitet?

01/16/2025 19:37
nga:G B

Pas blerjes së 246 anti-tankeve Javelin, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka diskutuar me gjigantin botëror të armëve, “Sikorsky – Lockheed Martin”, dhe nga SHBA është zotuar se në qiellin e Kosovës do të fluturojnë edhe helikopterët Black Hawk.

Ata arrijnë shpejtësinë 268 km/h, dhe përpos rakethedhësit, në trup i montohet edhe Obusi ose mitralozi 105 mm, shkatërrues për çfarëdolloj niveli të çelikut.

12 pasagjerë plus 2 pilotë, gati 9 mijë kilogramë peshë brenda kabinës dhe ngarkesa nga jashtë, kjo është fuqia e Black Hawk.

Në korrik 2024, Austria porositi 12 helikopterë me çmim rreth 64 milionë euro, ndërsa Australia bleu 40 helikopterë BlackHaëk, me çmim rreth 71 milionë euro për copë.

Për vitin 2025 nga 207 milionë euro buxhet, ministria e Mbrojtjes ka 114 milionë euro investime kapitale. Në rastin më të mirë, me gjithë buxhetin e investimeve kapitale mund të blihen vetëm 2 helikopterë Black Hawk.

Pos sfidës financiare ekspertët ushtarak vlerësojnë se duhet edhe vullnet politik dhe aktualisht zor se ka.

“Unë do të thoja jo vetëm dëshirë sepse dëshirat janë të vazhdueshme dhe të kahmotshme, mirëpo kjo dëshirë tani po përdoret shumë më tepër si një marketing në kohë fushate kur pushtetet cilado qofshin pro edhe kjo që tani është aktualje, kanë nevojë për këso deklaratash që më tepër janë populiste dhe të cilat në nëjfar mënyrë mashtrojnë opinionin pak në favor të një interesi të ngushtë”, ka thënë ish-ushtaraku, Hysen Gecaj.

Për dallim me Javelinët, Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen, e Departamentit të Mbrojtjes të paktën për muajin janar 2025, nuk ka njoftuar nëse është dhënë leje që Blak Hawk t’i shiten Kosovës.