Opinion

Hekurudha Shqiperi –Kosovë, Investim strategjik për fuqizimin ekonomik të dy shteteve

10/05/2021 12:08
nga:Gazmend Abrashi

Shkruan: Gazmend Abrashi, Ekonomist, ish Kordinatori Kosovës për Ballkanin Perendimor.

Lidhja hekurudhore e Kosovës me Shqipërinë duhet të jetë prioritet i të dy qeverive si në Kosovë dhe Shqipëri. Ky projekt duhet të fillojë sa ma shpejtë që eshte e mundur për të mundësuar kyqjën e Shqipërisë dhe Kosovës në rrjetin hekurudhorë të Evropës përmes korridorrir C10.

Ndërtimi dhe revitalizimi i hekurudhës do të përcakton rrjedhën e zhvillimit ekonomik të të dy vendeve dhe do ti jep një shtytje të fuqishme të dy ekonomive.

Projekti i ndërtimit të Portit të ri në Durrës “Porto Romano” është projekt i fuqishëm i cili jep mundësinë e orientimit të transportit detarë në Portin e Durresit e që do të sjellte miliarda përfitime për Shqipërinë po gjithashtu edhe për Kosovën nëse ky port do të mbështetet më lidhjen hekurudhore Shqipëri – Kosovë dhe përmes Serbisë në Korridorin 10 e që lidhet me Kroacinë, Slloveninë, Austrinë,Hungarinë dhe më tutje me rrjetin e zhvilluar Evropian të Hekurrudhave.

Efektiviteti maksimal i “Porto Romanos” mund të arrihet me dy zona të fuqishme
ekonomike mbeshtetëse njëra në Tiranë dhe tjetra Zonë në Gjakovë.

Kjo do të mundësonte krijimin e së paku 15 000 vendeve të reja pune në mënyrë direkte, e indirek do të shkonte deri 25 000 vende pune, sipas studimit të bërë nga Qendrës Shqipëtare të Studimeve Strategjike me seli në Tiranë.

Nga ky studim del se kostoja e transportit të mallrave përmes “Porto Romanos” dhe hekurudhës Shqipëri, Kosovë, Serbi, Evropë do të reflektohet me ulje të kostos së transportit por edhe të kohës për transport për 30 përqind në raport me transportet nga portet tjera të mëdha detare.

Në mbledhjën e përbashkët të Qeverive Kosovë –Shipëri në Tetor të vitit 2020 u nënshkrua memorandum për bashkëpunimin për transportin hekurudhorë.

Lajm i mirë është që Qeveria Rama ka nisur studimin e fizibilitetit për hekurudhën Shqipëri Kosovë.
Pjesa më e kushtueshme është ndërtimi I segmentit hekurudhorë Shkodër –Qafë Morinë në gjatësi 70 kilometra e që kap koston rreth 300 Milion Euro. Në pjesën e Kosovës shtrirja e hekurrudhës Qafë Morinë- Gjakovë në gjatësi 20 kilometra me kosto rreth 50 milion Euro dhe revitalizimi I hekurudhave egzistuese në Kosovë nga Gjakova në Prishtinë dhe Merdarë në gjatësi 110 kilometra e që llogaritet të këtë kosto rreth 200 Milion Euro.

Ketu sigurisht është ë nevojshme edhe revitalizimi I segmentit Merdare- Dolevac në Serbi në gjatësi 75 kilometra ku në disa segmente kanë filluar punimet.

Projekti i lidhjës hekurudhore të Shqipërisë me Kosovën dhe më tutje me Transportin Hekudhurorë të BE- së Korridorin 11 duhet të jetë projekt strategjik për tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës por edhe si shërbim ekonomik profitabil për tregjet evropiane
Agjenda e Procesit të Berlinit dhe Marrëveshja e Washigtonit mbështesin fuqishëm zgjërimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në shtetet e Ballkanit Perendimorë dhe janë ndarë fonde të respektueshme që kjo të arrihet në vazhdën e integrimit të plotë ekonomik dhe politik të Ballkanit Perendimorë në EU dhe NATO.

Është inkurajuese deklarata nga Qeveria e tretë Rama që në planin aktual të Qeverisë është lidhja hekurudhore me Kosovën e që duhet të përcillet edhe me planin e Qeverisë së Kosovës në realizimin e këtij projekti të një rëndësie jetike për zhvillimin ekonomik por edhe faktorizimin strategjik e politik në rajon të të dy vendeve.

Hekurudha Shqipëri Kosovë do të mundësojë që të ndryshojë konjuktura e zhvillimit ekonomik, në interes të zhvillimit të qëndrushëm, krijimit të vendeve të reja punës dhe orientimin në industritë më profitabile që sigurojnë paga të standardave evropiane.

Është koha që pozita gjeografike dhe strategjike e Shqipërise dhe Kosovës të vendoset në shërbim të zhvillimit ekonomik e investimi në infrastrukturën hekurudhore e mundëson këtë.

Një nismë e filluar që në vitin 1933 nga Mbreti Zog për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë me hekurudhë është koha të bëhet realitet.